Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se djali i tij Shkëlzen Berisha do të shkojë në çdo kohë për të dëshmuar në SPAK për dosjen “Gërdeci”,pasi në media po qarkullon lajmi se Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion kërkoi marrjen e tij në pyetje.

 

Berisha tha se nuk do të ketë asnjë hezitim dhe pengesë për çdo lloj hetimi.

 

“Në çdo kohë, ua kam bërë të qartë se nuk mund të ketë asnjë hezitimi dhe pengesë për çdo lloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime e denoncime i bëj për interesin publik, jo për qëllim tjetër. Mbështes me gjithë fuqinë time çdo përpjekje për zbatimin e ligjit.

 

Por aty ka kriminelë, kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. Cilido të thërrasë do shkojë të japë përgjigje për çdo gjë, por nëse ngre objeksion.

 

Edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë 0 lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan”-tha Berisha.