Mbrëmjen e djeshme një fabrikë bojërash është përfshirë nga flakët, ndërsa disa prej zjarrfikësve që kanë qenë në luftë me flakët kanë pasur probleme shëndetësore.

 

 

Një pjesë e tyre janë toksikuar (helmuar) nga lëndët që po digjeshin në fabrikë. Ata janë dërguan në spital për ndihmë mjekësore, deri në stabilizimin e gjendjes shëndetësore.

 

Që pas mesnatës zjarri në pjesën e prodhimit dhe magazinimit u vu nën kontroll, njoftim që u bë nga drejtori i emergjencave, Haki Cako.

 

 

Ndërsa Arben Cara, drejtori i trajnimeve të MZSH, deklaroi se kanë ndërhyrë me solucion kimik për izolimin e flakëve.

Që pas njoftimit për zjarrin e rënë në atë biznes, situata paraqitej e rëndë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar ose viktima.

 

Në ambientet e fabrikës gjatë momentit të shpërthimit të vatrës së zjarrit nuk ka pasur punonjës brenda në fabrikë. Sipas autoriteteve, pranë objektit në momentin e flakëve kanë qenë vetëm rojet të cilët janë larguar në kohë.

 

Vatra e zjarrit është shuar, por herë pas here riaktivizohen mbetjet e fabrikës.

 

Dy ekipe zjarrfikësish vazhdojnë të jenë të pranishëm pranë fabrikës së bojërave.