Anëtari i kabinetit izraelit të luftës, Gideon Saar, tha se Hamasi është ende në këmbë dhe është larg mposhtjes.
"Nëse dikush mendon se do të shfaqet ndonjë alternativë për sundimin e Hamasit ndërsa ai ende ekziston në Rripin e Gazës, kjo nuk do të ndodhë", tha Saar.
Saar theksoi se administrata e Tel Avivit duhet t'u përmbahet qëllimeve të përshkruara në sulmet në Gaza, si "eliminimi" i Hamasit dhe kthimi i të burgosurve izraelitë.
Administrata izraelite, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ka vendosur synime për "eliminimin" e Hamasit dhe kthimin e pengjeve izraelite në sulmet ndaj Gazës që filluan më 7 tetor.
Megjithëse kanë kaluar gati tre muaj e gjysmë nga fillimi i sulmeve, ka komente se Izraeli e ka të vështirë t'i arrijë këto synime./aa