Një 48-vjeçar është vënë në pranga dhe dy të tjerë nën hetim pasi ndezën zjarre në fshatrat Dorëz Turan dhe Dhëmblan.
Këto zjarre u përhapën dhe dogjën sipërfaqe toke me me bimësi të ndryshme.
48-vjeçari E. Z nga fshati Sinanaj në Tepelenë është arrestuar pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Dorëz, Tepelenë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe kullote me bimësi të egër.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Turan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Bregu i Gjodhimës”, në fshatin Turan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-A. D., 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Dafina”, në fshatin Dhëmblan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.