Policia e Kukësit ka vënë në pranga një avokat, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, me qëllim lehtësimin e masës së sigurisë për një të ndaluar.

 

Në prangat e policisë ka rënë avokati A.C. i cili në vitin 2021 kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ndikoi në mënyrë të paligjshme për lehtësimin e masës për shtetasin F.I.

 

Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.