Një vizitë me plane e projekte konkrete për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike.

 

Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama vizitën e tij dhe të delegacionit shqiptar në Itali, teksa ka publikuar mëngjesin e sotëm foto nga takimet e djeshme në vendin fqinj.

 

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore e të vullneti mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama