Reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin, por temperaturat e ulëta kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se, qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

 

Sipas ARRSH-së, është punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

 

“Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, theksoi ARRSH.