Vazhdojnë hetimet në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit, Fatjon Dervishi në katund të Sukthit. Organet ligjore janë në pritje të informacionit të Interpol Tiranës për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit, kanë ngushtuar rrethin e hetimit.

 

Prishja e pazareve të drogës mbetet pista kryesore e hetimeve. Kjo lidhet nga hetuesit pas informacionit  të deritanishme që kanë  siguruar në koordinim me homologët holandezë, ku ka rezultuar se viktima ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Krahas prishjes së pazareve të drogës, policia po heton edhe në pistën, krim i ndodhur për motive hakmarrje për shkak të të vëllait të tij, i cili akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë zhdukjen e një personi në Spanjë.

 

Grupi hetimit ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe po kontrollojnë pamjet filmike. Ndërsa të 7 personat e shoqëruar janë lënë sërish të lirë, pasi nuk kanë gjetur element për t’i implikuar në ngjarje.