Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, Shqipëria shërben si model i përkushtimit ndaj objektivave të Aleancës.

Peleshi ndau në rrjetet sociale foto nga misionet e NATO-s, ku marrin pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Forcat e Armatosura, pjesë në shumë misione të rëndësishme të NATO-s, vijojnë me përkushtim angazhimin e tyre në ruajtjen e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Peleshi.

“Me mbështetjen në vlerat e demokracisë dhe bashkëpunimit, Shqipëria shërben si model i përkushtimit ndaj objektivave të Aleancës”, theksoi ministri i Mbrojtjes./ata