Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, i ka bërë ftesë Bashës që tju bashkohet dhe të bëjnë bashkë opoyitë në Parlament.

 

Ai shtoi se Basha po paguhet për të bërë opozitë.

 

“Nuk kam çfarë të shoh, janë çështje që trajtohen nga PD prej vitesh, Vettingu politik propozohet prej vitesh dhe s’ka lidhje me Reformën Zgjedhore. Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejë bashkë me ne.

 

I qëndroj çdo firme që hedh. Vettingu politik është draf në Kuvend, e ftoj kolegun Basha që të vijë të flasë në Parlament dhe të bëjë që ky draft të shkojë përpara. Gjithashtu dy apo 3 çështje të tjera të propozuara nga ai s’kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.

 

Paguhet për të ardhur dhe për të bërë opozitë në Parlament, ta nisë që të enjten duke përkuar Komision Parlamentar për sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi”, tha Bardhi.