Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar u mbajt këtë të martë seanca e radhës për “Gërdecin”.

 

Mësohet se gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për të thirrur të gjithë personalitetet, kryesisht në fushën e mbrojtjes, të cilët sipas ish-ministrit kishin dijeni për të gjithë procesin e demontimit të ndërmarrë nga shteti shqiptar, përpara se ai të merrte detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

 

Nga ana e tjetër, u refuzua nga gjykata edhe thirrja si dëshmitarë e personaliteteve politike.

 

Gjykata ka pranuar 71 dëshmitarët e SPAK në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu dhe provat shkresore.

 

Seanca  e radhës do të zhvillohet më datën 18 tetor, ora 13:00. Mësohet se është paracaktuar që seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu do të jetë çdo të enjte të çdo jave deri në përfundim të çështjes.