Ish zv/drejtori i Kadastrës së Durrësit u arrestuan sot (12 prill 2024)  pasi dyshohet se së bashku me dy juristë akuzohen se ndihmuan për tjetërsimin e 448 mijë metra katrorë tokë shtet në qytetin bregdetar të Durrësit. 

Bëhet fjalë për 20 tituj pronësie me sipërfaqe në total 448 mijë metra katrorë tokë pranë universitetit të Durrësit 'Aleksandër Moisiu" në zonën e Spitallës, të cilat deri në vitin 2018 kanë qenë në pronësi të shtetit por më pas disa qytetarë me ndihmën e zyrtarëve të Kadastrës e kanë privatizuar me dokumente të falsifikuara.

Pas një hetimi 1 vjeçar me kërkesë të Prokurororisë së Durrësit, gjykata e këtij qyteti firmosi sekuestro preventive mbi këto tituj pronësie duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen.

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe punonjësve të ASHK-së, janë kryer veprime/mosveprime të cilat kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 mtokë nga pasuri e në pronësi të shtetit shqiptar në pasuri të individëve. Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës" informoi sot prokuroria e Durrësit.

Në hetim
Gjykata e Durrësit firmosi 16 masa sigurie, përkatësisht 7 arrest me burg nga të cilat 5 u ekzekutuan dhe 9 hetohen të lirë. Në pranga kanë rënë Leonard Kadrimi, ish-zv.drejtor i Kadastrës së Durrës si dhe përfituesit e pronës Ardit Kërtusha, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, e Gjovalin Ndoci.

Si 151 mije metra katrore tokë shtet afër Universitetit i mori Lirim Xhameta  

Pjesë e 448 mijë metra katrorë prone e sekuestruar është dhe sipërfaqja prej 151 mije metra katrorë afër Universitetit 'Aleksandër Moisu', në lagjen nr. 15 të Durrësit. Sipas Prokurorisë ish zv/drejtori i Kadastrës Leonard Kadriu me dy juristë kanë ndihmuar në tjetërsimin e kësaj prone dhe zbulon skemën. Juristja e Kadastrës Aida Kila ka pranuar dokumentet false të Lirim Xhametës duke i hapur rrugë së pas regjistrimit me falsifikim të kësaj prone. Ndërsa juristi tjeter Mikel Zaho dhe zv/drejtori i Kadastrës Leonard Kadrimi dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. 

Personat nën hetim janë punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, Leonard Kadriu, si zv/drejtor dhe juristët Aida Kila dhe Mikel Zaho me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive. Konkretisht shtetasja Aida Kila duke kryer veprime si juriste në ASHK Durrës për “pasurinë” e shtetasit Lirim Xhameta i ka hapur rrugë së pari konfirmimit të rregjistrimit me fallsifikim të kësaj prone dhe së dyti krijimit të kushteve për tjetërsimin e saj sikurse dhe ndodhu realisht vetëm pas pak ditësh nga veprimet e saj.

Ndërsa shtetasit Mikel Zaho dhe zv/drejtuesi Leonard Kadriu dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara' thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ishte tokë shtet, dy durrsakët që u bënë pronarë të 151 mijë metrave katrorë 
151 mije metra katrorë tokë afër Universitetit që u vendos sekuestro preventive është përfituar nga Lirim Xhameta dhe Dashnor Taulla.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.  Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar Lirim Xhameta ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi Dashnor Taulla (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit Leonard Kadrimi, Ardit Kërtusha,dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme" informoi sot policia e Durrësit.

Burimet bëjnë me dije se pjesa më e madhe e tokës prej 448 mije metra katrorë është pikërisht në këtë shtrirje pra afër Universitetit, në zonën e Spitallës. Prokuroria thotë se me 'veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përksinin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë'

Burri i zyrtares së Foltores së Berishës dhe njeriu i Bashes
Ish zv/drejtori i Kadastrës së Durrësit, Leonard Kadrimi i cili u prangos për shpërdorim detyre rezulton bashkëshorti i zëdhënëses së Rithemelimit (Foltorja e Berishes)  Jola Hysaj. Për ish-juristen Aida Kila gjykata ka caktuar masën arrest në shtëpi, ndërsa juristi Mikel Zaho është në kërkim, pasi gjykata caktoi arrest në burg.  

U ekzekutua masat e sigurisë arrest me burg për Ardit Kërtushën, i cili ka përfituar tokë me dokumente false. Kërtusha ka qenë ish-kandidat i PS-së për deputet më pas iu bashkua PD-së së Lulzim Bashës. Në pranga kanë rënë dhe pronarët e tjetë të paligjshëm të tokës, Lirim Xhameta, Gjovalin Ndoci dhe Dashnor Taulla. Ata akuzohen për “mashtrim” dhe “pastrim parash”. Arrest me burg ka caktuar gjykata dhe për Krenar Karatin i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa për 9 persona të tjerë që kanë lidhje farefisnie me të arrestuarit dhe që kanë përfituar siperfaqe toke, Gjykata e Durrësit caktoi masat detyrim paraqitje.

Procedimi penal ishte regjistruar në muajin shkurt të vitit 2023, ndërsa operacioni u kodua "Tjetërsimi".   

Ne 2022 ish-drejtori i Pergjithshem i Kadastres Artan Lame deklaroi dhe batërdinë e manipulimeve që janë kryer në Kadastër me tjetërsimin e pronave. 

Operacioni 'Tjetërsimi" Të arrestuar 
1- Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-zv/drejtor i ASHK Durrës, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre" 
2- Lirim Xhameta, 58 vjeç -përfitues i 75 000 m2 - Banues në Durrës - Akuzohet për “Mashtrim” e “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
3- Dashnor Taulla, 61 vjeç, -  përfitues i 76 000 m2 - Banues në Durrës - Akuzohet për “Mashtrim” e “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale"
4- Ardit Kërtusha, 33 vjeç - banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës - Akuzohet për “Mashtrim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale"
5- Gjovalin Ndoci, 44 vjeç - banues në Durrës, Akuzohet “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Në kërkim   
Mikel Zaho, 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, Akuzohet për “Shpërdorim detyre”; 
Krenar Karati, 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Detyrim me paraqitje 2 here ne muaj 
1-Aida Kila 
- ish juriste e ASHK Durres,  Akuzohet për “Shpërdorim detyre” 
2- Oliver Xhamuça 
3- Bukuroshe Bega 
4- Shqiponjë Vaka 
5- Shkëlqim Taulla
6- Kastriot Taulla
7- Ëngjëll Taulla
8- Klaudio Xhameta 
9- Myzejen Xhameta 
Nga Oliver Xhamuça tek Myzejen Xhameta, të 8 akuzohen për “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale