Ditën e sotme rreth orës 08:30 kryesocialisti Edi Rama ka thirrur kryesinë e PS në selinë rozë. Në mbledhje fokusi kryesor do të jenë zgjedhjet, analizë për sondazhet dhe e deritanishme dhe dhe forma organizative e fushatës në terrenë deri më 14 maj.
Në përfundim, Rama do të ketë edhe një komunikim me mediat.
Kujtojmë që Rama i është kthyer fushatës në terren në disa bashki, ndërsa ditën e sotme nuk do jetë prezent në asnjë aktivitet që do të organizohen në kuadër të fushatës.