Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje të punimeve në aksin Qukës – Qafë Plloçë.
Krahas pamjeve, kreu i qeverisë shkruan se po vijojnë punimet në lotin 3 të aksit Qukës – Qafë Plloçë, një segment panoramik që shkurton distancën Korçë –Tiranë.
“MIRËMËNGJES,
dhe nga puna e përditshme në lotin 3 të aksit Qukës – Qafë Plloçë, një segment panoramik që shkurton distancën Korçë -Tiranë, duke kaluar përmes bukurive të Mokrës, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.
Ky projekt lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.