Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar për aksidentin tragjik në Itali, ku humbën jetën 21 persona dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur.

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka shrehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

 

Gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë personave që kanë mbetur të plagosur nga aksidenti tragjik.

 

“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, shkruhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.