Së shpejti hapet Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, një hapësirë moderne pune pak kilometra nga qendra e Tiranës.
Lajmin e ka bërë të ditur Edi Rama, i cili shkruan se ky projekt do të shërbejë si një katalizator për nxitjen e proceseve dhe projekteve inovative, jo vetëm brenda Forcave të Armatosura, por edhe për institucionet e tjera të sigurisë në vend, duke përdorur teknologjinë e fundit për zgjidhje të avancuara në këtë drejtim.
“Së shpejti hap dyert Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, një hapësirë moderne pune pak kilometra nga qendra e Tiranës.Ky projekt ambicioz do të shërbejë si një katalizator për nxitjen e proceseve dhe projekteve inovative, jo vetëm brenda Forcave të Armatosura, por edhe për institucionet e tjera të sigurisë në vend, duke përdorur teknologjinë e fundit për zgjidhje të avancuara në këtë drejtim”, shkruan Rama.