Një nga emrat e njohur dhe të nderuar të mjekësisë shqiptare, Ahmet Kamberi është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

 

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, kardiologu i njohur është ndarë nga jeta duke lënë pas një karrierë të ndritur në historinë e mjekësisë shqiptare.

 

Mjeku i njohur do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.

 

Kujtojmë se Kamberi ka qenë mjeku i diktatorit Enver Hoxha.

 

“Me pikëllim të thellë, njoftojmë  ndarjen nga jeta të Prof.Dokt Ahmet Kamberi!

 

Profesor Ahmeti nderi i Qarkut Dibër, ngelet i paharrueshëm në kujtesën e të njohurve miqve e familjarëve të tij dhe të gjithë dibranëve . Kontributi i tij në shërbim të mjekësisë  ,si në vendin ku lindi edhe në  rang kombëtar mbetet shumë i vyer.Ai la pas një kujtesë të paharrueshme dhe do të mungojë gjithmonë në zemrat tona. Përjetoi një jetë të mbushur me dashuri , sakrifica dhe  vlerësime. Një jetë në shërbim të të sëmurëve. I papërtuar I pakursyer dhe gjithmonë i qeshur, i ambël e I thjeshtë. Jemi të  nderuar që e kemi njohur dhe do ta kujtojmë gjithmonë me kujdes dhe respekt.

 

Shprehim ngushëllimet tona : bashkëshortes Shpresa dhe dy djemve të tij Blerimit e Gencit dhe gjithë familjarëve e të afërmve të të ndjerit!

 

Lamtumira e fundit të enjten 5 tetor në ora 11 Tiranë”, njoftojnë familjarët.