Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Mësohet se ai po mban një takim me hetuesit e SPAK në Tiranë, në kuadër të operacionit “kurrë mos harro” që çoi në firmosjen e 15 urdhër-arresteve nga të cilët 11 janë ekzekutuar ndërsa 4 janë ende në kërkim.
Në këtë takim, sipas Shqiptarja.com do të vendoset nëse dosja do t’i kalojë SPAK apo do të vijojë të hetohet nga prokuroria e Elbasanit.
Ky operacion u ndërmor pasi Artan Tafani, një prej anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut në Lushnje, bashkëpunoi me drejtësinë dhe zbardhi disa ngjarje të rënda kriminale që kishin ndodhur në vend, mes të cilave 6 vrasje.