Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR, duke thënë që konfirmoi të gjitha parregullsitë e konstatuar nga PD më 14 maj.

 

Në konferencën për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën përpjekje që të caktojë ai përfaqësuesit e opozitës në komisionin për reformën zgjedhore.

 

Berisha theksoi se në rast se për reformën zgjedhore arrihet një konsensus mes Ramës dhe Bashës, PD e drejtuar prej tij nuk do e njoh këtë reformë.

 

Si do ti bindni qytetarët për manipulimet në 14 maj?

 

Ne vlerësojmë se çështje themelore që paraqiten në librin e zi të manipulimeve në respekt të mbrojtjes së votës së qyetarëve janë pasqyruar në raportin e OSBE-ODIHR. PD është në një analizë, do ta vazhdojë atë dhe do ti përmbahet me përpikmëri statutit të saj.

 

Kuvendi dje nuk e ndryshoi komisionin e reformës zgjedhore…

 

Akti i djeshëm në Parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narko-shtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite. Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në Parlament dhe në një akt të pashembulltë merr përsipër ti caktojë opozitës përfaqësuesin që do ai siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit. Të gjitha këto janë çështje thelbësore që opozita do t’u përgjigjet.

 

Si do ti përgjigjet?

 

Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse.

 

Në 2025 do shkoni në zgjedhje teksa thoni që me Ramën nuk ka zgjedhje?

 

Në 2021 nuk u bë betejë pas zgjedhjeve, e vetmja betejë ishte ajo për të qeverisur së bashku Rama me pengun e tij Lul brava.

 

Do të lejoni që reformën ta bëjë Basha me Ramën?

 

Nuk do ta njohim një akt që përjashton opozitën, nuk do të njohim kurrë një kryetar që e cakton Edi Rama, por përgjegjësia do të bjerë mbi ata që do të çojnë vendin drejt destabilizimit. Nuk ka shqiptar, në 600 mijë që kanë votuar kundër qeverisë, nuk janë as 10 që mund të pranojnë që përfaqësuesin e tyre ta caktojë Rama. ne do të bëjmë gjithçka që ai të përballet me pasojat.