Ish-nënkryetari i Listës serbe Milan Radoiçiç është liruar nga paraburgimi.

 

Gjykata e Lartë në Beograd, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit.

 

Ndaj Radojiçiçit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë.

 

Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkel detyrimet e gjykatës.

 

Kujtojmë se Radoiçiqi ka marrë përsipër se ishte ai që organizoi sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, ku humbi jetën polici Afrim Bonjaku.