Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj ditën e sotme në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

 

 

 

Në postimin në Facebook Rama u shpreh se ka diskutuar me Begajn temat e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në kryeqytet, si edhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron.

 

Kjo vizitë do të jetë e para bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.

 

 

 

“Me Kryeministrin Rama për Samitin Historik të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën zyrtare për herë të parë në Shqipëri të Presidentit Francez, Emmanuel Macron”, shkruan Presidenti Begaj në “Facebook”.