Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës ka qenë fakti që dy avokatët e Mediut nuk u paraqitën.

 

Ditën e sotme pritej pretenca, pra që Prokuroria e Posaçme të lexojë konkluzionet për Mediun, të cilin e ka marrë të pandehur për dy vepra penale: “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” dhe “shpërdorim detyre në kuadrin komandues ushtarak”.

 

Seanca e radhës u vendos të mbahet më 7 qershor ora 14:00.

 

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu do të përballet me drejtësinë për çështjen “Gërdeci” për të dytën herë pas 14 vitesh.