Një nga vrasësit serialë më të këqij të fëmijëve në botë, Luis Alfredo Garavito nga Kolumbia, i njohur gjithashtu si “Përbindëshi i Genovas”, i cili vrau të paktën 170 të mitur, vdiq të enjten gjatë vuajtjes së dënimit, në moshën 66-vjeçare, njoftuan autoritetet e burgut.

 

 

I burgosur që nga viti 1999, pasi u arrestua për tentativë dhe rrëmbim fëmijësh, Garavito vdiq në një klinikë në veri të vendit për shkak të “patologjive të shumta”. Në maj, mediat kolumbiane raportuan se ai vuante nga kanceri dhe leucemia.

 

Në vitin 2000, Luis Alfredo Garavito u dënua me 835 vjet burg për përdhunimin dhe vrasjen e të paktën 170 të miturve, kryesisht djem, midis viteve 1980 dhe 1999. Megjithatë, dënimi maksimal në vend është 40 vjet burg.

 

 

Ai gjithashtu pranoi se kishte kryer vrasje në vendet fqinje, Venezuelë dhe Ekuador. Sipas provave nga hetimet e kryera në Kolumbi, Luis Alfredo Garavito pozonte si një burrë i pastrehë, prift ose shitës ambulanti dhe joshte fëmijët me dhurata ose para përpara, se t’i përdhunonte dhe t’i vriste.

 

I njohur gjithashtu si “Bisha”, burri, i lindur në Henova, një komunitet i vogël në pjesën qendrore-perëndimore të vendit, i shoqëroi vrasjet me akte brutaliteti ekstrem. Ai preu organet gjenitale të viktimave të tij dhe ua futi në gojë.

 

Në një intervistë në vitin 2004 me rrjetin televiziv kolumbian RCN, ai deklaroi se ishte bërë i krishterë. “Tani më kanë falur (…) Ajo që është bërë është bërë. Nuk do të torturohem”, kishte thënë ai.