Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar informacion “Facebook”, lidhur me vendodhjen e ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

 

Klan News ka mësuar se pas reagimeve përmes rrjeteve sociale të Ahmetajt, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar, SPAK i ka kërkuar informacion kompanisë META, që zotëron Facebook-un, mbi vendodhjen e Arben Ahmetajt.

 

Burime po për Klan News bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme në letërporosi i ka drejtuar disa pyetjeve zyrave qëndroreve te kompanisë “META” të Mark Zuckerberg i cili ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish-numri dy i qeverisë.

 

Sipas të dhënave SPAK, ka kërkuar informacion mbi vendin ku është loguar llogaria e Ahmetajt, me qëllim gjurmimin e vendndodhjes së tij.

 

Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe ndaj tij rëndojnë tre akuzat: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.