Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat me Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo është më shumë se një vizitë formale, është miqësore dhe angazhim për të thelluar më tej marrëdhënien mes dy vendeve.

 

“Po filloj me një fjali të vogël frëngjisht, për të rrëfyer para jush që do kisha nevojë 3 ditë me ju për të zgjidhur konfliktet me frëngjishten time që është dëmtuar gjatë rrugës anglisht, sot është shpërblyer, me këtë shtysë të fortë që na keni dhënë për të pasur kontakte të ngushta, nesër frëngjishtja ime do të jetë me e mirë se sot. Fjala i lumtur përdoret shpesh, e vërteta është sa herë që unë gjendem në një situatë si kjo, e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria në fjalimet e mia dhe them i kënaqur. Sot dua ta them me plot gojën që jam i lumtur, që jam në krah të presidentit të republikës së Francës, në Tiranë. Jam i lumtur që pas një pritje ai erdhi këtu. Kjo vizitë është shumë më tepër se një vizitë formale por miqësore. Një vizitë angazhimi për ta thelluar një marrëdhënie mes Francës dhe Shqipërisë, ka njohur një zhvillim të papritur dhe të shumëpritur-tha Rama.