Me 75 vota pro dhe në oak minuta, Berishës, ish-president dhe ish-kryeministër, iu hoq imuniteti parlamentare, një akt i kërkuar nga SPAK, gjë që mund të çojë në arrestimin e tij.

Por Berisha refuzoi të merrte fjalën gjatë nisjes së seancës plenare, ku iu kërkua të fliste mbi kërkesën e SPAK, pasi kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të hiqej Garda nga foltorja në mënyrë që ai të merrte fjalën.

Duke qenë se opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe ndezi tymuese në sallë, punimet e Kuvendit u mbyllën memjëherë pas kalimit në votim të pikave në rendin e ditës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, duke i hapur rrugë Kuvendit të procedonte me heqjen e mandatit.

Tashmë i takon Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO që të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, “arrest në shtëpi” apo “arrest në burg”.

Ky zhvillim ka të bëjë me çështjen “Partizani”, një favorizim që ai i ka bërë dhëndërit të tij gjatë kohës kur ishte kryeministër për të ndërtuar pallate në territorin e një asete sportiv publik.

Në një reagim për media, ai tha në stilin e tij politiko-folklorik se “ky vendim jo që nuk do mund të realizojë shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë dhe nën moton ‘o sot o kurrë’ do t’i japë përgjigjen më të merituar kësaj qeverie.

Beteja e nisur vijon fuqishëm si kurrë më parë dhe ju garantoj se kjo opozitë do të qëndroj e pamposhtur në ruajtjen e idealeve demokratike të saj”/tesheshi.com/