Gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Edi Rama, Macron vuri në dukje se ka qenë një gabim nga pala franceze fakti që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte vizituar Shqipërinë.
Macron tha se prania e tij në Tiranë tregon një riparim të gabimeve të së shkuarës, duke i hapur rrugë bashkëpunimit mes Francës, vendit tonë dhe vendeve të Rajonit.
“Unë mund t’ua them që jam i lumtur që jam këtu pa bërë asnjë kujdes diplomatik për gjuhën. Jam i lumtur që gjendjem krah jush në një moment kaq delikat në Evropë. Me luftën në Ukrainë, terrorizmin në vendin tonë, sepse u përmenda sulmin e djeshëm në Buksel.
Të qenurit krah jush është një formë riangazhimi i Francës prej jush dhe në Rajon. Ishte gabim që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur këtu… dhe ne këtë e shohim si riparim të dëmit tonë. Është një riangazhim. Isha i lumtur dhe krenar që i dorëzova dekoratën Kadaresë si dhe kaluam momente shumë të bukura me Prelocajn etj. Kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston në marrëdhëniet tona. Shpresoj të kemi angazhime edhe më tej, të vijojmë gjuhën franceze në vendin tuaj si dhe për liceun francez në Korçë.’- tha Macron.