Vila e ish-diktatorit, e njohur ndryshe si ‘Vila 31’ do të jetë tashmë një strehë e artit. Mësohet se kjo vilë do të shndërrohet në një rezidencë artistësh në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.

 

 

 

I pranishëm në këtë ceremoni është edhe presidenti francez, Macron, në prani të kryeministrit Edi Rama.

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti firmosi marrëveshjen me fondacionin francez “Art Explora”.