Një person i pajetë është gjetur në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, mbi fshatin Ponçarë.

 

Bëhet e ditur se viktima është një burrë me iniciale L.Z., lindur në Ponçarë dhe banues në Lushnjë.

 

Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë.

 

Nga këqyrja paraprake mendohet të jetë rreth 60 vjeç, e më pas do të bëhen edhe hetimet mbi zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë vdekjen e tij.