Studentët e Mjekësisë vazhdojnë të bojkotojnë auditorët dhe po protestojnë para fakultetit të tyre.

 

Kjo është java e tretë e bojkotit dhe ata kërkojnë që ligji për nënshkrimin e kontratës që i detyron ata të qëndrojnë deri në 5 vite në Shqipëri, ose të paguajnë 250 mijë lekë viti, të anulohet.

 

Studentët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen nga bojkoti në rast se nuk ka një përgjigje nga Ministria e Arsimit.

 

Sipas tarifës së miratuar disa ditë më parë, çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi.