Pasi avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia të zgjedhura nga shteti për të bërë mbrojtjen e Sali Berishës pas “shkarkimit” të Artan Simonit, zgjodhën të mos e marrin përsipër çështjen, GJKKO caktoi si avokate për të ndjekur Berishën, Valentina Todoreskun.

 

 

 

Për këtë të fundit ka reaguar përsëri Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, i cili ka publikuar në rrjetet sociale postimin e avokates Todoreskun për kryeministrin Edi Rama.

 

Todoresku ka shpërndarë në profilin e saj në “Facebook”, foton e kryeministrit Edi Rama në kohën kur ky i fundit iu nënshtrua një operacioni.

 

Ndërkohë, krahas fotos së avokates, Shkëlzen Berisha shkruan; “Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!”

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona, mjekër, spital dhe teksti që thotë "Valentina Valentina Teodoresku 28 Jun 2022 Edi Rama 27 Jun 2022 Follow PHOTO OF THE DAY #BashkohuEdheTi See more"

 

Edhe avokati i parë që u caktua nga gjykata Artan Simoni u largua, pasi në rrjetet sociale kishte postuar komente kundër Berishës.

 

Avokati Simoni shkruante “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha nuk mundet më! Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar ta çukasin! Ku gaboi bisha?”