Orë intensive në kampin socialist pas zhvillimeve të fundit që implikuan disa prej përfaqësuesve të saj me ngjarje nën hetim nga drejtësia, por edhe për ndryshimet në qeveri.

 

 

Së fundmi, në vilën 30 për një takim me kryeministrin Edi Rama janë parë Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Engjëll Agaçi.

 

Kujtojmë se takimi vjen pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe nominimit të Taulant Ballës në këtë post. Ndërkohë që sot u bë publike dhe kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për të lejuar arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

 

 

Po sot Rrahman Rraja dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit për shkak të sulmit barbar nga pjesëtarë të familjes së tij ndaj dy qytetarëve të Krujës, mes tyre dhe djali i tij. Ngjarja e Krujës solli dhe ndryshimet në qeveri nga kryeministri Edi Rama.