Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 67 vjeçar ka humbur jetën pasi ra në një gropë të improvizuar qymyri në fshatin Vilzë.
I moshuari i identifikuar si Q.L, ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë gjatë mbrëmjes së djeshme teska po digjej qymyr. Për pasojë, pas kontrolleve të bëra, u gjetën vetëm mbetje kockore të tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.