Këngëtari Ilir Shaqiri u ka dedikuar një këngë tifozëve “Kuq e Zi” të kombëtares shqiptare.

“Përjetësisht me ty Shqipëri”, është projekti më i ri i këngëtarit kushtuar tifozëve të kombëtares.

Në 23 dhjetor, të shunën “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ) festojnë 20 vjetorin e themelimit. Pritet që të organizohet një festë e madhe në Tiranë në sheshin “Skënderbej”.