Chelsea dhe Newcastle po luajnë në "Stamford Bridge" për çerekfinalet e EFL Cup në Angli. Sfida nisi mirë për miqtë që gjetën epërsinë në të 16 minutë me Uilson.

Në minutën e 32-të të ndeshjes, trajneri Pochettino vendosi të hidhte në fushë Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares zuri vendin e Enzo Fernandez dhe nuk vonoi shumë për të treguar cilësitë.

Në të 38 minutë ai u shkëput bukur dhe përfitoi duke shënuar golin e barazimit, teksa me një parabol të lehtë mposhti Dubravkën. Festa nuk do zgjaste shumë pasi anësori akordoi pozicion jashtë loje, që u konfirmua edhe nga VAR, megjithëse u kontenstua nga Broja. Në përsëritje, shqiptari duket më përpara se mbrojtja dhe dukshëm ndodhet jashtë loje.