Zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatori për ndihma emergjente, Martin Griffiths, u shpreh se vazhdimi kaq gjatë i konfliktit brutal në Gaza do të mbetet si një njollë e përhershme në ndërgjegjen tonë kolektive.

Komentet e tij erdhën pasi numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit tejkaloi mbi 20 mijë.

Përmes postimit të një mesazhi nga llogaria tij në median sociale X, Griffiths vuri në dukje se humbja e jetëve në Gaza ka arritur sërish në një pikë kthese të tmerrshme dhe të turpshme, se ngjarjet që kanë shkaktuar rritjen e tensionit janë të shëmtuara dhe se ngjarjet që pasuan në vazhdim janë të pandërgjegjshme.

Griffiths tha se të gjitha palët duhet të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të mbrojnë civilët, duke shtuar se duhet të lirohen të gjitha pengjet.

Konfliktet vazhdojnë pavarësisht dënimit shumëpalësh, kostos fizike dhe mendore si dhe shkatërrimit të madh, theksoi Griffiths, duke shtuar: "Vazhdimi kaq gjatë i konfliktit brutal në Gaza do të mbetet si një njollë e përhershme në ndërgjegjen tonë kolektive".

Ai gjithashtu përsëriti thirrjen për përfundimin e konfliktit./aa