Qeveria në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka kaluar mbi 20 mijë.

Sipas një deklarate nga Zyra Mediale e qeverisë, në mesin e të vrarëve gjenden të paktën 8 mijë fëmijë dhe 6.200 gra.

Në deklaratë thuhet se numri i të zhdukurve të mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet është 6.700, prej të cilëve 70 për qind janë gra dhe fëmijë.

Gjatë 75 ditëve të sulmeve izraelite, numri i të plagosurve Gaza ka shkuar në mbi 52.600./aa