Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot ndaj një projektvendimi që po përgatit qeveria për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë dhe bashkimin e saj në Akademinë e Shkencave.

 

 

Berisha shkruan se ky është një akt antikombëtar dhe antiligjor i kryeministrit Rama.

 

Statusi i Berishës

 

 

Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt  antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës.

 

Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar. Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka përgatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi.

 

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjësuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm.