Nisma “Të rimbjellim Pish-Poron” do të rivitalizojë këtë zonë pas dëmeve të mëdha që shkaktuan zjarret e e rëna kësaj vere.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetete sociale pamje nga kjo nimsë duke e cilësuar motivuese si dhe një program që nis në vitin dedikuar pyjeve.
“Pamje motivuese që vijnë nga fillimi i punës për rigjenerimin e zonës së Pishë-Poros në Fier, me një program që nis pikërisht në vitin dedikuar pyjeve”, shprehet Rama.
Këtij aksioni e cili nisi të dielën e kaluar, iu bashkuan Drejtuesi politik i PS-së së Qarkut Fier, Taulant Balla, kreu i PAA-së, Agron Duka u mbollën 200 fidanë pishe në zonën e dëmtuar nga zjarri.
Kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka theksuar se ky është një angazhim i padiskutueshëm deri në ripyllëzimin e kësaj zone, e cila në maj do të kap shifrën e gati 5000 fidanëve të mbjellë./ata