Autoriteti kombëtar i Ushqimit (AKU) ka shtuar kontrollet në tregjet ushqimore në prag të festave të fundvitit. Sipas AKU-së, 5 subjekte janë ndëshkuar për mosplotësim të kërkesave ligjore

AKU informoi se kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarqet e vendit, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

“Nga kontrollet e kryera në qarqet Durrës, Fier, Gjirokastër, Kukës janë konstatuar në pesë subjekte me natyrë aktiviteti “tregtim të produkteve ushqimore” dhe “market”, mangësi në etiketim në gjuhën shqipe, mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe dokumentacion”, bën të ditur AKU.

Për shkeljet e konstatuara, trupat inspektuese kanë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 500.000 lekë dhe janë bllokuar 90 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim./ata