Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të respektojnë rregullat e liberalizimit të vizave.

Në takimin e radhës të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Osmani ka thënë se fokusi gjatë vitit 2023 e sidomos në pjesën e dytë të këtij viti ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit.

“Të respektohen të gjitha rregullat që janë pjesë e sistemit të liberalizimit të vizave”, tha ajo.

Osmani tha se fokusi gjatë këtij viti ka qenë tek ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak sfidave të vazhdueshme nga agresori serb.

“Fokusi gjatë këtij viti ka qenë tek ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të problemeve të vazhdueshmeve dhe sfidat e vazhdueshme që paraqet agresioni i fqinjit tonë verior, Serbisë. Viti përpara natyrisht kërkon koordinim të vazhdueshëm institucional dhe veprime të mëtejme konkrete me qëllim të arritjes së objektivave dhe shënimit të sukseseve në fushat e ndryshme qe ua kemi borxh qytetarëve tanë”, potencoi Osmani./ata