Nën drejtimin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u mblodh sot për herë të parë Këshillin Konsultativ.
 
Koçiu tha se, Këshillit Konsultativ do të shërbejë si organ këshillimor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
 
Pjesëmarrës të Këshillit Konsultativ janë ekspertë të shëndetësisë, mjekë, pedagogë, ekspertë të teknologjisë, aktivistë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme vulnerabël.
 
“Në takimin e sotëm Këshilli Konsultativ, vuri theksin tek prioritetet dhe objektivat e MSHMS-së për Shqipërinë 2030”, u shpreh ministrja.
 
Këshilli Konsultativ do të mblidhet në mënyrë periodike për hartimin e politikave, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit Shëndetësor dhe të Mbrojtjes Sociale./ata