A është shëndeti i njeriut më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër? Suedia ka treguar se ky parim mund të jetë çelsi i suksesit në reduktimin e konsumit të duhanit. Me një qasje inovative, Suedia ka arritur të bëhet një nga vendet e para në botë që ka reduktuar ndjeshëm normat e pirjes së duhanit, duke u shndërruar në një model global për vendet e tjera. Motoja e Suedisë, “Pa Tym,” ka frymëzuar politika të ngjashme në vende si Zelanda e Re, e cila është duke ndjekur hapat e Suedisë për të reduktuar pirjen e duhanit në një nivel minimal.

Zelanda e Re synon që deri në vitin 2025 të bëhet një vend pa tym dhe aktualisht ka arritur të reduktojë normën e pirjes së duhanit në vetëm 6.8% të popullatës. Ky sukses është rezultat i një politike të mirëfilltë që mbështetet te përdorimi i produkteve alternative, të cilat janë më pak të dëmshme sesa cigaret tradicionale. Në një takim të organizuar nga “We Are Innovation (WAI),” u theksua ndikimi pozitiv që ka sjellë përqafimi i konceptit të reduktimit të dëmit për Zelandën e Re dhe Suedinë.

Suksesi i Suedisë është i lidhur ngushtë me përdorimin e snus-it, një produkt duhani pa tym, i cili përmban nikotinë, që ka ndihmuar në uljen e normave të pirjes së duhanit. Përmes kësaj qasjeje, Suedia ka arritur të ketë shkallën më të ulët të kancerit të mushkërive në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, në Zelandën e Re, aprovimi i produkteve alternative ka sjellë një ulje të dukshme të normave të pirjes së duhanit, duke rënë nga 16% në 6.8% gjatë tetë viteve të fundit.

Ekspertja e sjelljeve me mbi tre dekada përvojë në shëndetin publik, ka vlerësuar se këto produkte alternative kanë sjellë rezultate transformuese, duke u ofruar duhanpirësve një mundësi më risk të reduktuar dhe duke ulur ndjeshëm normat e pirjes së duhanit.

Në kontrast, politikat kufizuese të Australisë ndaj këtyre produkteve alternative kanë penguar përpjekjet për reduktimin e duhanpirjes, ,duke ngadalësuar progresin në këtë fushë, sipas organizatës WAI. Kritikët argumentojnë se interesat ideologjike dhe financiare kanë penguar përparimin, duke favorizuar një qasje ndaluese në vend që të ofrojnë alternativa për duhanpirësit. Fenomen ky që motivon dhe tregtinë e paligjshme.

“Cigaret gjenerojnë shumë të ardhura nga taksat, dhe ka interesa të caktuara që përfitojnë prej tyre. Por, për të gjetur një zgjidhje efektive për uljen e pirjes së duhanit, është thelbësore që duhanpirësve t’u ofrohen alternativa të përballueshme dhe të sigurta,” thanë përfaqësuesit e WAI./Tema