Aeroporti i Rinasit është solidarizuar me tragjedinë e tërmeteve të ndodhura mëngjesin e 6 shkurtit në Turqi.

Paneot e reklamava sot ndriconin të gjithë aeroportin me mbishkrimin "Pray for Turkey".

Tërmetet e së hënës me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, shkaktuan vdekjen e më shumë se 31.643 njerëzve.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.