Në emisionin "Odeon" karikaturisti Bujar Kapexhiu publikoi për herë të parë një karikaturë, që i kishte paraprirë lëvizjes që do të ndodhte në Dhjetor nga studentët e '90-ës.
Artisti i tregoi gazetares Egla Xhemalaj se karikaturën e kishte gjetur krejt rastësisht.
"Akoma nuk kishte ardhur fryma e lirisë. Ishte muaj Qershor, kur me karikaturën konkurroja në një festival në Stamboll.
Kishte lëvizur në Europë, në shtet komuniste, po përmbysej një e nga një. Mesa duket ne kishim mbetur të fundit dhe në këtë erë të lirisë e demokracisë unë bëj këtë karikaturë: Dy gishta dhe këtu sipër diktatura ushtarake me armatimet, me ato shkopat e policisë, e cila po përmbyset".
Për karikaturistin ky është një nga kujtimet më të bukura të asaj kohe, ngase i parapriu asaj që do të ndodhte më vonë, ardhjes së demokracisë së shumëdashur.