Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane tha se Mesdheu mund të mbyllet nëse ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë krime në Gaza”.
“Ata duhet të presin mbylljen e detit Mesdhe, ngushticës së Gjibraltarit dhe rrugëve të tjera ujore së shpejti”, tha Mohammad Reza Naqdi, komandanti i Pasdaran, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.
Irani nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në Mesdhe dhe është e paqartë se si mund të përpiqet ta mbyllë atë.
Megjithatë, Naqdi foli për “rritje të fuqive të reja të rezistencës dhe mbylljen e rrugëve të tjera ujore”.