Pas tërmetit tragjik me mbi 31 mijë viktima, qindra qytetarë i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbledhur ndihma për popullin turk.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderon qytetarët dhe vullnetarët që po kontribuojnë në këto ditë të vështira.

“Faleminderit secilit vullnetar dhe qytetar për kontributin e dhënë në ndihmë të popullit turk në këto ditë tepër të vështira! Çadra e dhurimit ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës”, thekson Veliaj.