Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka implikuar emra të tjerë në ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur vendin përgjatë viteve të fundit. Sipas informacioneve, Dumani nuk ka kursyer as vëllain e tij për të cilin ka thënë që ka qenë i përfshirë në një atentat.

 

Sipas Klan News, gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes ‘Plumbi i Artë’ si informator në ekzekutimim e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar se Gosa ka ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë në Bradashesh në Elbasan, ku u vra Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk që udhëtonte me ta, Erdal Duranay.

 

Sipas Dumanit, i përfshirë në këtë atentat ka qënë edhe vëllai i tij Dashnor Dumani. Në lidhje me këtë ngjarje, dëshmitari i drejtësisë ka treguar përballë BKH-së se sqarime më të detajuara mund të japë vetëm vëllai i tij.