12 mijë vende pune janë shkurtuar nga Google këtë fillim viti. Drejtori ekzekutiv i saj ka deklaruar se muajt e fundit kompanian ka shënuar disa vështirësi financiare.

 

Google njoftoi të premten shkurtimin e 12 mijë vendeve të punës, ose rreth 6% të fuqisë punëtore, duke u bërë kompania më e fundit e teknologjisë që shkurton punonjësit, mes vështirësish financiare.

 

 

 Kompanitë e teknologjisë u përballën me një rritje të shpejtë gjatë pandemisë, e cila tashmë duket të jetë tkurrur.

 

Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai informoi personelin për shkurtimet nëpërmjet një email-i që u postua dhe në blogun e lajmeve të kompanisë.