Forcat turke neutralizuan 26 terroristë të tjerë në operacionet ajrore kundër objektivave terroriste në veri të Irakut dhe Sirisë.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Türkiyes, theksohet se më 23 dhjetor është kryer një operacion ajror kundër objektivave terroriste në veri të Irakut dhe Sirisë.

Në këtë kuadër, u tha se janë neutralizuar edhe 26 terroristë të tjerë dhe vazhdojnë punimet e vlerësimit të objektivave për rezultatet e operacioneve ajrore.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler dje njoftoi se janë neutralizuar 30 terroristë./aa